Rama: Zero kontakte me PD-në, do të hapim PS-në për një politikë të re

23 Korrik 2019, 18:07

Kryetari i PS-së, Edi Rama u shpreh se për momentin nuk ka asnjë kontakt me PD-në për krizën politike. Ndërkohë që kërkoi nga strukturat hapjen e partisë për një politikë të re për njerëzit.

"Kryebashkiakëve nuk ua njoftim të drejtën ta kthejnë nga një klientelë e djathtë në të majtë. Ditët e javës kur duhet t'u shërbejnë njerëzve të jenë ditë plazhi, teksa njerëzit presin të hapet institucioni. Na duhet realisht një reflektim dhe një reagim për domosdoshmërinë e një përqafimi të madh, të ri dhe të sinqertë të të gjithë njerëzve që meritojnë më shumë dhe më shpesh se rrallë nuk e marrin.

Duhet të bëhemi bartës të një politike të re, jo me kampin politik që është aty ku është dhe për momentin nuk kemi asnjë kontakt, por me njerëzit e zakonshëm. Nuk mund të pranojmë që njerëzit të trajtohen të ndahen në kampe. Duhet të reflektojmë për një hapje të re të PS-së në të gjitha nivelet ndaj njerëzve të zotë, por të zhurmshëm. Të gatshëm për të shërbyer, por jo për t'u përkulur dhe servilosur" tha ai.

    No videos found.