Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot punimet në një prej ambienteve ku do të mbahet Samitin I II-të i Diasporës Shqiptare qw do të zhvillohet në datat 28 shkurt – 2 mars, ku do të marrin pjesë personalitete shqiptare të spikatura të biznesit, shkencës, artit dhe kulturës që jetojnë jashtë vendit.
Në një video të postuar në Facebook, drejt fundit të vizitës, koordinatorja e punimeve i drejtohet kreut të qeverisë duke i thënë se “1/4 e buxhetit do t’i kthehet buxhetit të shtetit”, nga ky organizim që është bërë.54878787
Rama nuk i ka kursyer batutat kur i është drejtuar të resë dhe Majkos: Po normal se ti nga Korça, ky gjirokastrit…
Ndërsa me humor, me tej ka shtuar duke i drejtuar Majkos: "Dhe më e bukura është se fondet i menaxhon ky, për vjedhje na akuzojnë ne…"
“Edhe këtë e the”, i është kthyer me të qeshur Majko, ndërsa më pas miqësisht i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit dhe janë larguar.