Rama-opozitës: Flamuri i lëvizjes suaj demokratike është i shpallur 'non grata' nga DASH! Ju bëni gjyqet e shtrigave

16 Qershor 2022, 13:49

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës për çështjen e korrupsionit duke i kujtuar sërish se Sali Berisha është i shpallur non grata nga DASH, ndaj nuk mund të flasin për të. Kështu i referohej duke thënë se e ka me "flamurin e lëvizjes së madhe demokratike", jo Flamur Nokën.

"Duke qenë se i referoheni në mënyrë të vazhdueshme do ju sugjeroja që të mos e harroni flamurin tuaj, jo Nokën. E kam me flamurin e lëvizjes suaj të madhe demokratike, e keni të arkivuar me një vulë sipër, non grata. Deh për çfarë, për korrupsion të çfarë natyre, madhor. Dhe jo nga KLSH, por nga DASH. Kështu që këto nuk duhen harruar, as e para, as e dyta, për ta vënë në perspektivë çdo debat e çdo ballafaqim. Qeveria nuk lufton këtë apo atë.

Përsëri vini tek i njëjti gabim, tek i njëjti gabim. Unë jam një njeri që i respektoj njerëzit dhe faktet, nuk merrem me llafe, thashetheme dhe baltë. Gjyqet e shtrigave i bëni ju, nuk ka asnjë problem dhe prandaj jeni viktima të gjyqit më të madh të shtrigave që ka ndodhur në këtë vend pas 1990. Juve po ju ndodh ajo që keni merituar. Prisni se ka akoma, nuk kemi mbaruar dhe deri në fund e meritoni dhe deri në fund do ju ndodhë", tha Rama.

    No videos found.