Gazmend Koduzi, anëtar i grupit të eskpertëve në PD, thotë se qeveria po lë pas dore të sëmurët kronike, të cilët nuk kanë ku të marrin shërbime me mbylljen e disa spitaleve. Koduzi sjell shembullin e spitalit 'Shëfqet Ndroqi', që është kthyer në 'COVID-19 dyshi'. Sipas tij për Ramën nuk ka rëndësi nëse vdesin personat e sëmundjeve kronike përsa kohë nuk janë me koronavirus.
"Prej disa javësh, strukturat më të rëndësishme spitalore kanë ndërprerë shërbimet për të sëmurët kronikë, pasi Edi Rama ka vendosur që qytetarët, të cilët nuk vuajnë nga COVID-i, nuk bëjnë pjesë në statistikat që atij i interesojnë. Shëndeti i tyre mund të përkeqësohet, ata mund të vdesin, por përsa kohë, nuk kanë lidhje me COVID-in, për Edi Ramën nuk kanë asnjë rëndësi.