Raporti final për 30 Qershorin, OSBE njeh zgjedhjet: Palët të ulen dhe të miratojnë Reformën Zgjedhore

5 Shtator 2019, 11:18

"Misioni i OSBE-ODIHR ka vlerësuar ne se zgjedhjet në Shqipëri ishin në përputhje me angazhimet e OSBE-së, detyrimet e tjera ndërkombëtare dhe standardet për zgjedhjet demokratike". Kështu fillojne konkluzionet me të cilat raporti i OSBE-ODIHR-së njeh zgjedhjet e 30 Qershorit në Shqipëri. Raporti përfundimtar i botuar në Shqiptarja.com me 36 faqe bën një skaner të plotë të asaj që ndodhi në Shqipëri para dhe ditën e zgjedhjeve.

Raporti i misionit që kryesohej nga Glover në Shqipëri thotë se opozita nisi protestat kundër qeverisë që në muajin shkurt dhe bojkotoi pjesëmarrjen në procesin zgjedhor. Raporti evidenton dhunën e ushtruar nga protestat e opozitës kundër institucioneve, qendrave të votimit ditën e zgjedhjeve, por edhe mbylljen e disa qendrave si në rastin e Shkodrës. Raporti ka kritika për politika shqiptare.

"Votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve, por nuk u mor parasysh interesi i elektoratit. Votimi u zhvillua në përgjithësi mënyra paqësore dhe të rregullt dhe numërimi u vlerësua pozitivisht në përgjithësi, megjithëse disa procedura nuk janë ndjekur gjithmonë si duhet. Në 31 nga 61 bashki gjithsej kandidatët për kryetarë bashkie garuan pa kundërshtarë. Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike.

Zgjedhjet u zhvilluan nën një sfond të një krize politike dhe institucionale, që buronte nga antagonizmi i gjatë midis Partisë Socialiste në pushtet dhe opozitës Demokratike. Presidenti Meta nxori një dekret anulimin e zgjedhjeve duke përmendur shqetësimet për sigurinë publike dhe përgjegjësinë e tij kushtetuese për të mbrojtur pluralizmin. Parlamenti e shpalli të pavlefshëm dekretin dhe filloi një procedurë hetimi për ta shkarkuar. Balanca politike në administratën zgjedhore nuk u arrit për shkak të vendimit të opozitës për të mos caktuar komisionerë” thuhet në raport.