Raporti i DASH, Basha: Ekonomia po vdes, Rama: E ke përkthyer gabim!

31 Korrik 2018, 16:46

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama kanë replikuar në rrjetet sociale lidhur me raportin e DASH për klimën e biznesit në Shqipëri. 

Fillimisht ishte Basha ai që ka komentuar raportin e publikuar dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se ekonomia po tkurret për shkak të plaçkitjes nga oligarkët. Kryedemokrati ka hedhur akuza drejt kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij, ky i fundit ka shantazhuar investitorët e huaj që duan të investojnë në Shqipëri.

Ndërsa nuk vonoi edhe reagimi i kreut të qeverisë në Twitter. Rama shkruan se PD e ka përkthyer keq raportin për 170 vende, gjetjet e të cilit sipas tij, nuk janë ferman kundër qeverisë.