Raporti i DASH, Basha: Shkak qeveria e korruptuar! Pas 25 prillit do çlirojmë duart e drejtësisë

3 Mars 2021, 13:32

Kreu i PD ka reaguar për raportin e DASH duke thënë se ka ardhur si pasojë e qeverisë së korruptuar.

Ai thotë se pas 25 prillit do çlirojë duart e drejtësisë për t'i vënë prangat të korruptuarve.

“Sot e keni të zezë mbi të bardhë në raportin e DASH mbi pastrimin e parave dhe korrupsionit në botë.

Qeveria sbëri asnjë përparim të dukshëm. Shkak për pastrimin e parave është vetëm 1, qeveria e dështuar e Edi Ramës. Shkak për mungesën e progresit është vetë lkorrupsioni i mbjellur në administratë, këtë e ndjeni në kurrizin tuja, ska nevojë të kujtoj përgjigjet e antimafias  italiane.

Organizata kriminale kanë lidhje me rrjete që veprojnë në evropë dhe amerikë të jugut. Korrupsioni nqeveritar është nyja që i mban të lidhura bashkë. Rama në kohë pandemie vodhën me tendera paratë për ushqimin e njerëzve.

Më 25 prill kjo do ndryshojë, garanti jam unë dhe qeveria që do dalë nga vota juaj. Duke filluar nga unëi pari dhe zyrtarët e tjerë të qeverisë do tja lirojmë drejtësinë për tja vënë prangat çdokujt”, tha Basha.