Raporti i DASH për pastrimin e parave: Shqipëria pak përparim, shkak korrupsioni e trafiku i drogës!

3 Mars 2021, 21:19

Sekuestrimi i 40 përqind të pasurive të Kelmend Balili i njohur si Escobar i Ballkanit",përmes ligjit antimafia, është marrë nga DASH si rast përsimërësimi në luftën kundër pastrimit të parave

“Ndryshimet e fundit ligjore dhe të politikave kanë përmirësuar aftësinë e Shqipërisë për të luftuar pastrimin e parave dhe krimet financiare, megjithëse zbatimi ka qenë i paqëndrueshëm. Ligji Anti-Mafia u ndryshua në vitin 2020 për të përmirësuar menaxhimin e pasurive të konfiskuara,” thuhet në Raport.

Reformat kushtetuese, përfshirë  këtu vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të çrrënjosur korrupsionin kanë përmirësuar perspektivat e Shqipërisë për adresimin e pastrimit të parave, shënohet në raport

“Dyzet e gjashtë përqind e gjyqtarëve dhe prokurorëve të verifikuar deri më sot kanë dështuar si rezultat i pasurisë së pashpjegueshme ose të pasur lidhje personale me subjekte të dyshimta, dhe një tjetër 17 përqind kanë dhënë dorëheqjen për të shmangur kontrollin” thuhet në Raportin e DASH.

Por megjithatë DASH thotë se Shqipëria nuk ka bërë përparim të dukshëm në këtë fushë

“Krime të mëdha që krijojnë të ardhura në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje në rrjetet që veprojnë në Evropë dhe Amerikën e Jugut”, thuhet në raport.

Në raport theksohet se Shqipëria duhet të zbatojë në mënyrë efektive ligjet ekzistuese dhe të vazhdojë të zhvillojë kapacitetin e policisë dhe prokurorëve të saj për të luftuar korrupsionin, pastrimin e parave dhe krimet ekonomike.