Raporti i KE: Shqipëria me borxhin më të lartë në rajon! E 3-ta për rritjen ekonomike

23 Janar 2021, 18:44

Komisioni Evropian e rendit Shqipërinë në vend të parë sa i takon borxhit publik deri në shtator të vitit 2020. Sipas raportit më të fundit ku është marrë në analizë ekonomia e vendeve kandidate për në BE thuhet se borxhi i vendit ishte 79.9%. Ndërkohë lajmi pozitiv është se Shqipëria do të ketë rimëkëmbjen e tretë më të shpejtë në rajon këtë vit.