Raporti i OKB i Drogave: Në vitet 2016-2020 Shqipëria renditet e shtata në botë për kultivimin dhe përdorimin e kanabisit

28 Qershor 2022, 15:23

Shqipëria renditet e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e  kanabisit për periudhën 2016-2020. Në total janë 154 shtete dhe para Shqipërisë renditen Libani, Pakistani, Holanda, Spanja, Afganistani dhe në vend të parë Maroku, thuhet në raportin Botëror të Drogave 2022 nga Zyra e Kombeve të Bashkuara.