Raporti i prokurorisë për mbetjet e bllokuara në traget në Vlorë: Nuk kanë përbërje radioaktive

22 Shkurt 2020, 11:43 | Përditesimi i fundit: 2020-02-22 14:11:12

Report Tv siguron procesverbalin e prokurorisë që u mbajt pasditen e djeshme për mbetjet që u bllokuan në portin e Vlorës mbrëmjen e datës 20 shkurt. Nga këqyrja dhe testimi i materiale me pajisjen "MINI RAD" që u gjetën dhe u sekuestruan, në procesverbal theksohet se rezultoi se ato nuk kanë përmbajtje radioaktive.