Raporti për 2021/ Kreu i KLSH: Shkeljet janë referuar në prokurori, të bazuara në prova konkrete! Rezultatet do të jenë frytdhënëse

31 Maj 2022, 12:15

Kreu i KLSH, Arben Shehu foli në Komisionin për Ekonominë dhe Financat për raportin e vitit 2021 duke thënë se janë referuar në SPAK dhe prokuroritë e rretheve të gjithë shkeljet penale të konstatuara. Shehu theksoi se janë të bazuara në fakte konkrete, jo në dyshime dhe ka shpresë që do të jenë frytdhënëse.