Raporti për korrupsionin: Trafikimi i drogës, aktiviteti më fitimprurës për krimin në Shqipëri

29 Gusht 2020, 14:13 | Përditesimi i fundit: 2020-08-29 14:15:29

Raporti i fundit i Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar deklaron se të ardhurat nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin janë burimi kryesor  i të ardhurave të paligjshme në  Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Një nga problemet më të mëdha me të cilat ndeshen vendet është korrupsioni, pavarësisht nga miratimi i masave anti-korrupsion dhe pro-transparencë në të tre vendet, ai vazhdon të jetë një nga burimet kryesore të prurjeve të paligjshme, dhe një pengesë e madhe për parandalimin e tyre.

Sipas raportit  të ardhurat më të shumta të krimit në RMV, vijnë si pasojë e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. “Megjithë përpjekjet e shumta anti-korrupsion, ky problem mbetet shumë i përhapur në formën e ryshfeteve për favore e shërbime, që duhet të jetë forma më e lehtë për t’u eliminuar. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një traditë tolerance ndaj korrupsionit dhe pushtetit të dobët të ligjit” thuhet në raport.