Raporti pozitiv i KE , Rama: Jam i emocionuar, ata që merren me frymëmarrjen e ndjejnë

17 Prill 2018, 18:11

Kryeministri Edi Rama tha në konferencën për shtyp, pasi kishte marrë nga ambasadorja e BE progres-raportin e rekomandimit pozitiv të BE për çeljen e negociatave, se ishte mjaft i emocionuar. 

Në këtë moment kreu i qeverisë nuk harroi të thumbojë edhe portalet, duke iu kujtuar frymëmarrjen e tij, nisur nga protesta te “Rruga e Kombit”. 

Ndërsa pak më parë Komisioni Europian rekomandoi pa kushte çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-së, kryeministri Edi Rama në një dalje të posaçme për mediat nuk i fshehu emocionet.

Jam i emocionuar, ata që merrem me frymëmarrjen mbase e ndjejnë dhe shumë krenar sepse ia dolëm këtij provimi të stërvështirë, i dhamë Shqipërisë një staturë të re në arenën ndërkombëtar edhe dolëm nga një tjetër udhëkryq mes të shkuarës dhe të ardhmes”.
 

Edi Rama, Kryeministër

    No videos found.