Raste pozitive në Kukës frikësojnë moshën e tretë, sot shumë pak në rrugë: Të paktën të kemi njerëz në varrim

25 Prill 2020, 12:19

Rastet pozitive në qytetin e Kukësit duket se i ka frikësuar pensionistët të cilët shumë pak dolën në parkun e qytetit në orët e liridaljes, ndryshe nga e shtuna e kaluar ku dalja e pensionistëve ishte e madhe, sot të moshuarit preferuan të mos dilnin. Ata pak pensionistë që dolën u shprehën për liridalje të paktën dy herë në javë.