Rastet rekord me COVID-19, autoritet në terren për inspektimin e masave! Kuko: Pandemia nuk ka përfunduar

13 Qershor 2020, 14:22

Numri rekord i rasteve me COVID-19 ditën e sotme ka vënë në alarm autoritet shtetërore. Për këtë arsye sot në terren për të inspektuar respektimin e masave kanë dalë zëvendës ministria e Brendshme Romina Kuko dhe drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit. Kuko thotë se qytetarët dhe bizneset duhet të bëjnë kujdes dhe të respektojnë protokollet pasi nuk duhet të shpërdorojmë këtë liri të fituar pas tre muajsh.