Raundi i tretë për presidentin, sot shansi i fundit për emrat nga PD! Nesër Kuvendi 2 seanca rresht

29 Maj 2022, 12:23

Opozita ka mundësinë e fundit që t'i "imponohet"  mazhorancës që presidenti i ri të dalë nga propozimet e saj. Kjo sepse raundi i tretë është i fundit ku duhen të paktën 84 vota për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në raundin e katërt, socialistët kanë paralajmëruar se do t’i japin shqiptarëve një president, pasi i kanë 71 votat që i duhen.