Reagimet e deputetëve të PS për dorëheqjen e Tahirit

3 Maj 2018, 16:16

Deputetët socialistë Xhemal Qefalia dhe Erjon Braçe komentuan sot dorëheqjen e ish-kolegut të tyre Saimir Tahiri.

I pyetur nëse Tahirit i është kërkuar dorëheqja nga Edi rama, Qefalia e konsideroi si të pamundur një gjë të tillë.

Nuk ka asnjë mundësi, se po do ta detyronte, do ta bënte prezent. Në 6 muaj ka bërë zgjedhjen e tij. A kam besim të pafajësia e tij? Duhet të kem prova që të arrij në konkluzion. Ai tregoi që nuk kërkon mbrojtje as nga partia, as nga drejtësia.

Xhemal Qefalia deputet i PS
Ndërkohë Erjon Braçe kërkoi që bashkë me Tahirin të japin dorëheqjen edhe Lulzim Basha e Sali Berisha.

Por pres të dorëhiqet Basha, Berisha dhe gjithë banda, që kanë kryer krime të tmerrshme në këtë vend.

Erjon Braçe, deputet i PS
Gazetare: Ata këkruan dorëheqjen e Ramës...

Braçe: Ka vrarë njeri Edi Rama? S’i keni parë të vratrët në bulevard?

Gazetare: Duhet vendim Gjykate...

Braçe: Ashtu, po pse për këtë djalin nuk duhet vendim gjykate?

    No videos found.