REAGIMET/ Vdekja e Nishanit trondit politikën, ish-bashkëpunëtorët: I dha shumë PD-së dhe këtij vendi! Socialistët: Personalitet me vlerë! SHBA: Kontribuoi për marrëdhëniet me Amerikën

28 Maj 2022, 18:26

 “Humbëm një njeri që i shërbeu me përkushtim Shqipërisë”. Kjo ishte kryefjala e të majtëve e të djathtëve që u bashkuan në mesazhet e ngushëllimit për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishanit.

Ish-kryeministri Sali Berisha, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë, shkruajti se humbja e Nishanit zhyti në zi e pikëllim të thellë familjarët e tij, Partinë Demokratike dhe mbarë Shqipërinë.