Reagon liderja e opozitës bjelloruse: U largova për hir të fëmijëve

11 Gusht, 16:14

Liderja e opozitare bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya deklaroi se vendimi për të lënë vendin e saj ishte nga më të vështirët që ka marrë, por se ishte e detyruar të largohej për hir të fëmijëve.  Në mesazhin e saj tejet emocional ajo theksoi se mendonte se ishte më e fortë, se fushata e elektorale e kishte bërë atë një person të hekurt por ajo vazhdonte të ishte sërish e dobët .  Në fjalën e saj ajo theksoi se e kishte marrë vetë vendimin pa u ndier nën presionin e askujt dhe se askush nuk duhet të sakrifikojë jetën vet për asgjë. Tikhanovskaya, tha se për shkak të këtij vendimi mund ta urrenin shumë  njerëz që ta por ajo nuk kishte mënyrë tjetër të vepruari.

Më herët Ministri i Jashtëm lituanez, reagoi me anë të një postimi në tëitter duke thënë se ajo ishte e sigurtë në Lituani.  Ministri lituanez deklaroi më vonë për BBC se Tikhanovskaya ishte mbajtur nën arrest për 7 orë. Sipas tij ajo u largua nga vendi si pjesë e marrëveshjes për të liriruar menaxheren e saj të fushatës Maria Moroz, e arrestuar të Premten në mbrëmje. Rezultatet paraprake të votimeve e nxjerrin fitues Presidentin Aleksandër Lukashenko me 80% të votave, por ka pasur pretendime të shumta për mashtrim. Ndërkohë që ka pasur përplasje të dhunshme midis policisë dhe protestuesve gjatë dy netëve që nga mbajtja e zgjedhjeve.

Kategori të tjera