Real Madrid kampion i Spanjës, vjen titulli i 34 në histori

17 Korrik 2020, 13:04

Real Madrid është kampion i Spanjës për herë të 34 në histori. Reali mposhti 2-1 Villarreal me dy gola të sulmuesit Benzema në ndeshjen e javës së 37-të dhe u shpall kampion një javë nga fundi. Që pas rinisjes së La Ligas Real Madrid njeh vetëm fitore 10 të tilla që i dhanë edhe titullin kampion. Djemtë e Zidane mbajnë vendin e parë me 86 pikë ndërsa Barcelona e dyta në renditje ka 79 pikë pasi u mposht nga Osasuna 2-1. Vendi i tretë është për Atletico Madrid.Përgatiti Andi Kapxhiu