Real Madrid merr komandën e La Liga-s, 'paqe' në derbin e Liverpool-it

22 Qershor 2020, 12:46

Në Premier League derbi i Liverpool-it mes Everton dhe ‘the reds’ është mbyllur me shifrat 0-0, një rezultat që i shkon më shumë për shtat skuadrës së Jurgen Kloop, që matematika e dënon ende për të festuar titullin kampion. Sakaq Chelsea i drejtuar nga Lampard ka marrë një fitorte me shifrat 1-2 kundër Aston Villa-s. Tre pikë këto shumë të rëndësishme për ‘blutë’ e Londrës, që në këtë mënyrë blindojnë vendin e katërt.

Ndërkohë Real Madrid ka marrë kryesimin e La Liga pas fitores 1-2 kundër Real Sociedad. Golat për ‘galaktikët’ u realizuan nga Ramos dhe penallti dhe Benzema. Me këtë fitore Real Madrid shkon në kuotën e 65 pikëve, po aq sa Barcelona, por mban vendin e parë për shkak të golavarazhit