Real Madrid s'e diskuton Espanyol-in, Everton i shkakton disfatë Chelsea-s

7 Dhjetor 2019, 16:14

Real Madrid ka korrur fitoren e katërt radhazi në La Liga, pasi sot ‘galaktikët’ kanë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Espanyol-in. Ekipi i drejtuar nga Zidan e zhbllokoi takimin në minutën e 37 pas një këmbëngulje në zonë. Ai që e dërgoi topin në rrjetë ishte mbrojtësi francez Raphael Varane.

Për të dyfishuar shifrat mendoi Benzema, që brenda zonës nuk fali duke shfrytëzuar siç duhet asistin e Valverde-s. Më herët Atletico Madrid barazoi pa gola në transfertë kundër Villareal.

Në ‘Premier League’ Chelsea është mposhtur me rezultatin 3-1 në transfertë kundër Everton. Blutë e Londrës u shtangën që në minutën e 5 nga braziliani Richarlson, ndërsa pak pas fillimit të pjesës së dytë vendasit dyfishuan me Calvert-Leëin. Të besuarit e Lampard reagun pas këtij episodi duke shkurtuar me Kovacic, por në minutën e 84 Leëin shënoi golin që vrau shpresat për londinezët dhe njëkohësisht golin e sigurisë për ekipin e tij.