Real Sociedad-Athletic Bilbao finalja e Kupës së Mbretit, Man.United në çerekfinale të FA Cup

6 Mars 2020, 09:50

Finalja e këtij edicioni të Kupës së Mbretit do të jetë një derbi historik bask mes Real Sociedad dhe Athletic Bilbao. Granada e mposhti mbrëmë Bilbaon 2-1 por falë fitores në ndeshjen e parë 1-0 ekipi bask arriti në një finale historike ku nuk do jenë asnjë nga ekipet e mëdha si Real apo Barca. Granada e ëndërroi edhe me të drejtë finalen pasi morri avanatzhin 2-0 me golat e Carlos Fernandez dhe German Sanchez.