Reali i Madridit triumfon në 'El Clasico' dhe i merr Barcelonës vendin e parë

2 Mars 2020, 10:07

Reali i Madridit ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Barcelonën në stadiumin 'Santiago Bernabeu' në një ndeshje të luftuar, por që në fund fati u ka buzëqeshur të bardhëve.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa golat në të dytën për Realin u shënuan nga Vinicius dhe Mariano Diaz, vetëm pak pasi u fut në fushë.Fitorja i jep kryesimin Realit të Madridit me 56 pikë, një më shumë se Barcelona që ndodhet në vendin e dytë.