Realiteti i shekullit të 21-të në një fshat të Mirditës, banori e thotë live: Duam ujë, rrugë dhe drita

24 Mars 2021, 10:00

Realitetin e trishtë të shekullit të 21-të në një fshat të Mirditës na e solli një banor i zonës që telefonoi në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se fshati ndodhet rreth 900 metër mbi nivelin e detit dhe vuan mungesën e ujit, rrugëve dhe mbi të gjitha energjisë elektrike.