Realizimi i mbrojtjes lumore dhe rruga e re e Kalasë së Beratit, Rama dhe Klosi inspektime: U evituan përmbytjet! S'keni durim, prurjet e reja i doni menjëherë

23 Janar 2021, 12:35

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Urën Vajgurore, ku ka inspektuar nga afër punimet për fazën e dytë të projektit e rehabilitimit të lumit Osum si dhe rrugën e re të Kalasë së Beratit.

I shoqëruar nga ministri Blendi Klosi, Rama ka parë nga afër punimet, si ka dhënë dhe porositë e tij për ngritjen e një pike agro-turistike në këtë zonë. Rama shkruan se ka nisur faza e dytë e projektit transformues që pas realizimit të mbrojtjes lumore në fazën e parë, ku është garantuar mospërmbytja e krejt zonës që ndodhte çdo vit.