Fileto pule me spinaq dhe rikota
Përbërësit:
2 fileto pule
1 dado pule Divella
2 lugë gjelle vaj ulliri
150 gr spinaq
100 gr rikota
60 gr djathë cheddar
Kripë, piper i zi, arrëmoskat
½ lugë kafe piper i kuq
Përgatitja:
Ngrohim vajin në tenxhere dhe shtojmë në të qepën dhe e kaurdisim për 2-3 minuta. Shtojmë hudhrën dhe specin pikant, i përziejmë për 2 minuta dhe më pas shtojmë kungullin të prerë në kubikë të vegjël si dhe patatet, të cilat po prapë i kemi prerë në kubikë të vegjël. Pasi t’i përziejmë për 2 minuta, shtojmë lëngun e perimeve dhe lëmë supën të ziejë në temperaturë mesatare për 15-20 minuta.
Ndërkohë në një tigan shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim kubikët me bukë për 4 minuta, shtojmë arrat e copëtuara dhe i përziejmë së bashku me bukët e skuqura për 1 minutë duke grirë edhe pak lëkurë limoni në të.
Kalojmë supën në blendet dhe shtojmë në të 1/2 e kremit të kosit. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, kumin dhe piper të kuq.
Shërbejmë supën në pjatë duke shtuar mbi të kubikë buke me erëza dhe arra të pjekura. Dekorojmë supën me gjethe sherebeli. Ju bëftë mirë!