Receta e ditës - Fruta të granituara në furrë dhe makarona me ton e ullinj / Pjesa e parë

19 Korrik 2019, 11:17

Receta e parë: Fruta të granituara në furrë

Përbërësit:

100 gr gjalp

150 gr miell

70 gr sheqer

1 pako sheqer vanilje

1 lgj ujë të ftohtë

800 gr fruta të stinës

3 lgj sheqer kaf

1 lgj niseshte

1/2 lëng limoni

1 lç kanellë

Përgatitja:

Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 180ºC. Qërojmë mollët dhe pjeshkët dhe i presim ato në kubikë ose feta, si të dëshironi. I spërkatim me lëng limoni. Në një tas përziejmë miell, sheqer, kanellë dhe i trazojmë mirë. Shtojmë gjalpin në kubikë dhe e përziejmë mirë deri sa të na formohet një masë e thërrmuar. Shtojmë bajamet e grira dhe i trazojmë së bashku. Shtrojmë frutat në një tepsi dhe i spërkatim sipër me thërrimet e brumit të trazuara dhe me bajame. Vendosim në furrë për 20 minuta dhe e shërbejmë të ngrohtë ose të ftohtë.

Alma nga Tirana u bë sot fituesja e 2000 lekëve të reja me vetëm një telefonatë. Ajo gjeti vlerën prej 300 lekësh, aq sa kushtonte receta dhe arriti të bëhej fituese. Në të njëjtën mënyrë, me vetëm një telefonatë në numrin 044 400 101 dhe duke gjetur vlerën e saktë se sa kushton receta