Receta e ditës - Salmon me gjalp e kaperi dhe antipastë me kastravec e karkaleca / Pjesa e parë

24 Dhjetor 2019, 14:57

Salmon me gjalp dhe kaperi

Përbërësit:

1/2 tufë majdanoz

2 racione salmon

Limon, kripë, piper i zi

2 lugë gjelle vaj

1 thelpi hudhër

1/2 lugë gjelle gjalp

1 lugë gjelle kaperi

Përgatitja:

Pastrojmë majdanozin dhe e grijmë shumë imët. Salmoni e filetuar e marin9ojmë me pak lëng limoni, kripë dhe piper të zi.

Ngrohim vajin dhe vendosim copat e salmonit për t’I skuqur. Vazhdojmë skuqjen nga ty dyja anët për rreth 4 minuta.

Shtojmë gjalpin, majdanozin dhe kaperin e shpëlarë dhe të tharë nga uji. Gjalpin e lëmë sa të skuqet pak. E shërbejmë të ngrohtë me perime furre që dëshironi.