Reforma, eksperti i LSI-së në Report Tv: Duhet të dekriminalizojmë zgjedhjet

30 Tetor 2019, 17:14

Për aleatin e Lulzim Bashës, LSI në diskutimet për reformën zgjedhore çështja e dekriminalizimit të zgjedhjeve është një problem që duhet të marrë fund. Për Eriol Braimllarin ekspert i LSI në tryezën e opozitës për reformën zgjedhore, në Shqipëri ka ardhur momenti që të ketë garë idesh dhe jo garë me të fortë që nuk garantojnë vullnetin e qytetarëve.

"Reforma zgjedhore është për qytetarët duhet të shohim diskutimin tonë në këndvështrimin se çfarë kjo reformën zgjedhore do të sjellë për qytetarët. Dhe Bundestagu gjerman këtë thotë që përpara se Shqipëria të bëhet anëtare e BE duhet të zgjidhë çështjen e zgjedhjeve. Kemi parë dhe në Kosovë që garohet, qytetarët zgjedhin dhe në fund rezultati pranohet. Në Shqipëri kemi një absurditet kemi një kryeministër që thotë se unë nuk bëj zgjedhje.