Reforma në Akademinë e Shkencave, rinisin debatet mes Fugës dhe grupit të punës

5 Nëntor 2018, 16:07 | Përditesimi i fundit: 2018-11-05 17:00:14

Dy projektligjet, ai i Akademisë së Shkencave edhe i kodit të Etikës prej 8 muajsh është dorëzuar në Ministrinë e Arsimit, dhe pritej që nga dita në ditë të votohej në qeveri. Megjithatë, kryeministri Edi Rama, i kërkoi grupit të punës, që të rishikohej edhe platforma e dorëzuar nga akademiku Artan Fuga. Në këtë mënyrë ata mund të vendosin për platformën më të mirë. Por, diskutimet që u bën sot në Librin Akademik të Akademisë së Shkencave mes akademikëve edhe Fugës, duket sikur diskutimet për reformën po rifillojnë nga e para. 

Unë kam përshtypjen që ishte një mbledhje, që e kishte kërkuar grupi i punës i ngritur nga Ministria e Arsimit, dhe Akademia e Shkencave për reformën në akademi, një mbledhje e asamblesë për të diskutuar, pasi zoti kryeministër ka thënë, që asnjëra nga platformat nuk duhet injoruar. Pozicioni im është, që unë i qëndroj asaj, që platforma e grupit të punës, e ngritur nga Ministria dhe Akademia nuk sjell reformim, e kalbëzon edhe më rëndë ASH, është një riprodhim. Vjen si pasoj e faktit që nuk ka koncepte të reja, nuk gjen pozicionimin e akademisë e kërkimit shkencorë në Shqipëri, është një model që nuk funksionon edhe do ta degradojë edhe më keq.

Artan Fuga, akademik

Profesor Fuga shprehet se është i hapur që të debatohen dy platformat. U kërkua që ky ballafaqim të bëhet sot, por ai ka kërkuar kohë, dy apo tre ditë.

Sipas Skënder Gjinushit, kryetarit të grupit të punës, këto dy platforma nuk kanë ndonjë dallim dhe mund të jenë të integrueshme. Kurse mendimi im është që ato dy platforma janë dy modele diemanetralisht të kundërt, që i japin dy forma edhe dy përmbajtje të ndryshme akademisë. Unë jam i hapur për të diskutuar, por që kjo të bëhet edhe në prani të ministres së Arsimit, e cila në dijeninë time, e pranon që të na thërrasë në zyrë edhe përpara saj ne të bëjmë debitimin. Nëse gjenden pika të përbashkëta le të bëhen, nëse këto pika nuk bëhen unë mendoj se këtë çështje nuk mund që ta zgjidhim me anë të votës, por do ta zgjidhim duke i çuar të dy platformat në një diskutim, në një juri të madhe, e cila të formohet nga komuniteti i shkencëtarëve, profesorëve edhe universitarëve në vend, që të thonë se cila nga platformat u duket më e përshtatshme.

Artan Fuga, akademik

Fuga shton më tej se ministrja e Arsimit i ka konfirmuar, që ajo është e mendimit që dalja e debatit nga kjo kështjellë e akademisë, tek komuniteti i shkencëtarëve të vendit për të debatuar është gjëja më e mirë.

 “Platforma ime jep një mundësi të plotë reformimi të akademisë, ndërsa platforma tjetër nuk sjell asnjë ndryshim është e ndërtuar mbi bazën e dëshirave edhe interesave të vendit, që për mua nuk sjell asnjë ndryshim, është vetëm një fasadë që do të degradojë edhe më keq Akademinë e Shkencave, sikurse deri tani”-thotë Fuga.

 Ka një projektligji, madje dy për akademinë edhe për kodin e etikës, që është mbështetur edhe ndërkombëtarisht dhe nga grupet e interesit edhe nga ministritë. Mjafton të rilexoni se çfarë tha kryeministri në Akademinë e Shkencave, që të dy këto projektligje janë të gatshëm për votim dhe normalisht duhet të votoheshin. Megjithatë, kryeministri këshilloi që të shihej edhe një herë nëse kishte dhe elementë për të marrë nga platforma apo projektligji i zotit Fuga.

Skënder Gjinushi, akademik

Sipas Gjinushit, kontradikta, sigurisht që deri dje në thelb nuk kanë pasur, por ka pasur në deklarime, sepse asnjëherë Fuga nuk ka ballafaquar projektin e tij me të grupit të punës.

“Pa hyrë në atë që është pak e çuditshme, që vetëm një individë të jetë kundër akademive evropiane, ministrive etj. Ne jemi befasuar që projekti i ti (nuk është më ai i pari) ka vetëm një rikthim tek reforma e vitit 2007. Pikërisht, ajo reformë që Fuga ka kritikuar edhe ka kërkuar që të riformohet prapë akademia. Ta riformosh pas dhjetë vitesh është një pikëpyetje, pse? Do të thotë që ka dështuar e para. Vetëm ajo nuk mund të ribëhet, pavarësisht se është një reformë antikushtetuese, që edhe gjykata e cilësuar të tillë. E thënë me një fjali është një reformë e këtij lloji, që sa herë ndërrohen maxhorancat, rithemelohen kushtetuta. Akademikët e rinj të zgjidhen nga procedura qeveritare, këtu ndahen”,-u shpreh Gjinushi.

Asambleja mbështeti faktin që nëse hiqet kjo që është ftuar pas fjalës së kryeministri edhe është kthim mbrapa, pjesa tjetër është e përshtatshme.

“Nuk ka gjëra që i ka varianti i Fugës dhe nuk i ka varianti ynë. Projekti i tij nuk është as sot në formën e projektligjit, është gjysëm katrahure teknikisht. Në përmbajtje nga mbi 70 për qind element të statusit, që nuk mund të jenë pjesë të ligjit...”,-ka thënë Gjinushi.

Edhe pse projektligji për Akademinë e Shkencave duhet të votohej këtë periudhë. Mesa duket do të duhet akoma të presim, që reformimi i Akademisë së Shkencave të marrë udhë realisht.

    No videos found.