Reforma Zgjedhore/ Gjoni: Të shkarkohet Gjiknurin si drejtues, Rama e Basha vijojnë 'dashuriçkat'

5 Shtator 2019, 17:40

Deputeti, Ralf Gjoni ka thënë se Damian Gjiknuri duhet të largohet nga drejtimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Kjo deklaratë e Gjonit pas disa muajsh që nga kërkesa e tij në Kuvend për këtë largim. Në emisionin '45 minuta', Gjoni ka thënë se beson se mazhoranca do ta largojnë Gjiknurin nga drejtimi i Reformës pasi sipas tij kjo kërkesë është kusht për të votuar.

Sipas Gjonit, Rama dhe Basha vijojnë 'flirtin' e tyre dhe nuk u intereson ndryshimi i Reformës Zgjedhore.

"Duhet ndryshuar kodi zgjedhor dhe duhet amenduar kushtetuta. Kjo detyrë është e Komisionit të Posaçëm Parlamentar. Ne kërkuam tryezë për të hapur debatin. Vazhdojnë t'i shkelin syrin Lul Bashës. Ne kërkuam shkarkimin e Gjiknurit. Komisioni për Reformën Zgjedhore deri më tani është i pa kuptimtë. Dhe PS duhet të tërheq Gjiknurin që është në krye të këtij Komisioni. Kjo nuk duhet të përdoret si alibi për dashuriçkat dhe shkelje syri me Bashën. Pa votën tonë nuk bëhet ndryshimi. Të gjithë deputetët e opozitës në Parlament jemi të unifikuar. Duhet të mësoni një tjetër politikë. Ne nuk kontrollojmë tjetrin por diskutojmë. Beton shumë i fortë kundër bajraktarëve. Mbështetja amerikane është e mirëpritur dhe është lajm pozitiv. Mazhoranca do ta kuptojë shumë shpejt çdo të thotë reformë zgjedhore. "

Megjithatë kujtojmë se pas publikimit të raportit të OSBE/ODHIR, Rama dhe Basha duket se janë 'zbutur' për tu ulur për Reformën Zgjedhore. Edi Rama i shtriu edhe njëherë dorën për dialog dhe bashkëpunim edhe opozitës jashtë parlamentare për Reformën Zgjedhore ndërsa nga ana e tij edhe Basha ka thënë se kjo reformë është prioritet për të.

    No videos found.