Reforma Zgjedhore/ Hajdari me 'gjuhën e ndërkombëtarëve': Topi është tek kryeministri Rama!

10 Qershor 2020, 19:17 | Përditesimi i fundit: 2020-06-10 19:19:17

Deputetja e Opozitës së Re dhe anëtarja e Këshillit Politik Rudina Hajdari në një prononcim për mediat është shprehur me gjuhën e ndërkombëtarëve se topi është në doren e kryeministri Edi Rama tashmë për Reformën Zgjedhore.

"Ajo marrëveshje ishte për të ndihmuar Lulzim Bashën, shokun e Edi Ramës. Ia dhamë këtë mundësi Bashës për të ardhur dhe për tu rifutur në sistem. Kjo është e vetmja rrugë për të votuar jo vetëm për sigla partie por edhe kandidatë për të shkuar në parlament. Tani topi është në dorën e Edi Ramës!  Nuk mund të votojmë një reformë zgjedhor me vota të blera. Ky është shanci për PS. Jemi për të zbuluar nëse Rama e ka seriozisht apo jo. Ka premtuar që që do e shikojë çështjen e sistemit pas marrëveshjes. Ta mbajë premtimin! Ndërkohë po shantazhohen deputetët që të votojnë Reformën Zgjedhore", është shprehur Hajdari.

    No videos found.