Reforma Zgjedhore, Kristaq Kume në Report Tv: Partitë të bien dakord, votimi elektronik, i mundur

6 Tetor 2018, 16:22

IRANË-Dorëzimi i draftit për Reformën Zgjedhore nga socialistët dhe “zvarritja” e kësaj reforme, ka qenë tema e diskutimit në studion e lajmeve në Report Tv me moderatorin Besard Jacaj.

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka thënë se mazhoranca duhet të jetë në dakordësi me opozitën, pasi sipas tij, ky është premtimi që i kanë dhënë edhe ndërkombëtarëve.

Kume ka folur për teorinë se fletët e votimit vonojnë procesin.

Përfaqësuesit të jenë zgjedhës të thjeshtë. Nuk e shoh vështirësinë në administrimin e fletëve të votimit, pasi ka vetëm 2 njerëz që merren me këtë proces. Është e drejta që të shikohen sërish fletët e votimit. Fakti që kanë qenë 4 ose 2, s’është faktor që të zgjatet procesi i numërimit të votave.

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume
Kume është ndalur edhe tek çështja e reklamave në mediat private, ku kërkohet përgjysmimi i vlerës së reklamës që këto parti shfaqin gjatë fushatës elektorale.

Për mua s’është problem që vlen të diskutohet. Në fund të fundit, është një marrëdhënie mes privatit dhe publikut. Do thoja se subjektet private, që marrin përsipër këto subjekte, duhet të tregohen më dashamirëse, pra duhet të bëhet me dashamirësi. Vështirë të pranoja të tilla vlera, rëndësi ka cilësia e asaj që forcat politike realizojnë me mediet. E kuptoj se ky veprim është në vazhdimësi  të asaj që ndodhi vitin e shkuar, që mediat të transmetonin falas, gjë që s’shkon as ligjërisht.

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume
Lidhur me portalin e hapur për zgjedhje, Kume ka thënë se kjo nuk është risi, pasi është prezantuar që vitin e shkuar.

Nuk është risi, sepse vitin e shkuar e kemi patur këtë portal. Këto janë përpjekje të vlerësuara dhe pranuara, për të krijuar mundësi për transparencë. Është një përpjekje e mirë që duhet bërë. Çdo investim që bëhet dhe nga ana ligjore, nis ka si synim transparencën për këtë proces është e mirëpritur.

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume
Kume ka thënë se ndalimi i reklamave të institucioneve shtetërore, 3 muaj para zgjedhjeve është një vendim që duhet përshëndetur.

Reklamat politike, është e mirëpritur ndalimi i tyre 3 muaj para zgjedhjeve. Qytetari duhet të votojë, jo prej propagandës. Dhënia e mundësisë për reflektim për qytetarin, lidhur me atë çfarë voton, pra t’a lemë qytetarin të qetë të votojë.

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume
Kume është ndalur tek Reforma Zgjedhore, që është një prioritet i vendosur nga BE. Kume ka thënë se palët, mazhoranca dhe opozita duhet të ulen për të arritur një marrëveshje.