‘Reforma Zgjedhore'/ Kume: Nuk u plotësuan rekomandimet e OSBE

27 Qershor 2020, 14:49 | Përditesimi i fundit: 2020-06-27 14:59:04

TIRANË- Ndonëse u desh kohë e gjatë për të arritur dakordësinë, palët politike në tryezën e zgjedhores nuk kanë arritur qëllimin e ndërkombëtarëve.  Ish-kryetari i KQZ Kristaq Kume, i cili ka ndjekur nga afër diskutimet e palëve si ekspert i tryezës thotë se partitë kurrsesi nuk duhet ta shesin këtë draft si zgjidhje pasi nuk janë plotësuar rekomandimet e OSBE.