Reforma Zgjedhore/ Maliqi:Opozita parlamentare e përçarë, një mandat i dytë për Trump do të ndikojë drejtpërdrejt

6 Qershor 2020, 20:07

Deputeti Lefter Maliqi  i ftuar në edicionin qëndror të lajmeve në Report Tv është shprehur se Opozita Parlamentare është e përçarë sa i takon qëndrimit për Reformën Zgjedhore.

Deklarata e Maliqit vjet pasi krerët e grupeve parlamentare të opozitës kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë reformën zgjedhore, pa u plotësuar tre kushte, që kanë të bëjnë me ndryshimin e sistemit, depolitizimin e komisioneve zgjedhore dhe votën e emigrantëve.