OSBE përveç aktorëve politikë I ka bërë ftesë edhe KQZ për të diskutuar në lidhje me reformën zgjedhore, në një tryezë të thirrur më datë 25 shtator. Në ftesën drejtuar KQZ, kërkohet që institucioni që merret me zhvillimin e zgjedhjeve të japë kontributin e saj në këtë reformë kaq të rëndësishme.
Sipas burime për Report Tv, KQZ do të marrë pjesë dhe pritet të shpalosë propozimet në kuadër të Reformës Zgjedhore.
Institucioni i KQZ është atakuar më herët nga opozita për qëndrimin në administrimin e zgjedhjeve, ku kreu i këtij institucioni Klement Zguri ka kundërshtuar 4 votat e anëtarëve të tjerë. Më herët vetë KQZ ka patur propozime për Reformën Zgjedhore. Por ndërsa pritet që komisioni i Reformës Zgjedhore të diskutojë ndryshimet në Reformë, në raportin e OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 30 qershorit ngriti shqetësimin për mungesën e transparencës. Por ende nuk ka një informacion nëse opozita jashtë parlamentit do të jetë pjesë e tryezës, ku ka patur dhe një ftesë nga kryeministri Edi Rama i cili i ka bërë thirrje që të jenë pjesë në këtë tryezë.
Ndërsa pritet që KQZ. të marrë pjesë në tryezën për diskutimin e reformës së re zgjedhore më 25 shtator, ende situata mbetet e paqartë se si do veprohet me zgjedhjet në Shkodër ndërsa Gjykata Kushtetuese do të vendosë për ligjshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, kur kjo e fundit të ngrihet dhe të jetë funksionale.