Reforma zgjedhore/ Ralf Gjoni kërkon debat kombëtar, nuk duhet të ngutemi për parti të re

24 Prill 2019, 13:21 | Përditesimi i fundit: 2019-04-24 14:23:04

Grupi i pavarur parlamentar nuk do të krijojë një parti për t'u futur në zgjedhjet e 30 qershorit. Deputeti Ralf Gjoni, tha se ndryshe nga " Bindja Demokratike", nuk do të krijojë një parti "shpejt e shpejt", por ka prioritet ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

"Nuk kemi pasur një plan për të krijuar një parti politike për t'u futur në zgjedhje, synimi është ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Ka pasur inkurajime nga faktor të caktuar krijimin e një partie politike, por fokusi është ndryshimet në Kodin Zgjedhor.  I uroj fat të mbarë përfaqësuesve të çdo partie të re politike, por ne kemi prioritet jo krijimin e një partie politike shpejt e shpejt, por ndryshimin e kodin zgjedhor", tha Gjoni.

Duke u ndalur tek një nga opsionet që është paraqitur si një zgjidhje për t'i dhënë fund krizës politike, shtyrja e zgjedhjeve, Gjoni tha mund do të ishte katastrofë nëse kjo do të ndodhte. Megjithatë, ai ka theksuar se shtyrja e datës së zgjedhjes me disa muaj, të bëhet vetëm nëse i shërben sistemit zgjedhor dhe jo për shkak të "frikës" së opozitës.

"Zgjedhjet lokale janë shumë afër, unë jam shprehur edhe më para sa i përket legjitimitetit të zgjedhjeve. Nuk është një katastrofë e madhe, që zgjedhjet të shtyhen, po jo për shkak të frikës së opozitës, por nëse i shërben ndryshimit të sistemit zgjedhor,  ndoshta me disa muaj. Se detyra jonë nuk është të zhvillojmë zgjedhje sa për të thënë, por për të bërë zgjedhje ku numërohet vota e qytetarëve", tha ai.