Të gjitha partitë kanë dëshirat, vizionet, ëndrrat, nevojat, interesat e tyre dhe kjo bën që sa herë hapet kjo temë të ketë këndvështrime të larmishme, kemi edhe ne tonat. Ne kemi një pikë të rëndësishme, vota e emigrantëve. Por të gjitha këto, përfshirë edhe këtë mund të marrin kohë akoma, nuk kemi një ngut, kemi ngut për rekomandimet e OSBE-së dhe për t'iu përgjigjur një kushti, uljes në tryezë me KiE-në dhe formalizimin e procesit të celjes së negociatave dhe për këtë do të nxitojmë. Shpresoj që edhe të tjerët të jenë dakord, por edhe po të mos jenë ne do të nxitojmë. Kjo do të thotë se do të miratojmë në parlament, patjetër. Nuk kemi kohë për të humbur, por për të fituar kohë.
Rekomandimet e OSBE-së nuk janë gjëegjëza janë të shkruara, të gjitha do të integrohen në ligjin ekzistues dhe ne do të jemi gati në raport me KiE-në dhe Komisionin për të thënë se ky kusht është plotësuar, paralelisht me plotësimin e kushtit tjetër të institucioneve të reja të drejtësisë. Nuk janë nëntë pika, por dy, është plotësimi i institucioneve, SPAK-u dhe reforma zgjedhore në bazë të rekomandimeve të OSBE-së. Me këto të dyja nëse në këshill nuk do të ketë të tjera që mund të shtojnë vendet e tjera, apo një goditje sprapthi, ne i kemi plotësuar dy kushtet për konferencën ndërqeveritare që është zyrtarizimi i çeljes së negociatave" u shpreh Edi Rama.
Reforma zgjedhore? Rama: Nuk do ta presim opozitën, s'kemi kohë për të humbur
No videos found.