'Reforma Zgjedhore të mbyllet sot'! Ambasadorja e SHBA mbledh sërish në rezidencë Këshillin Politik

3 Qershor 2020, 11:26

TIRANE-Për të dytën ditë me radhë negociatat për reformën zgjedhore janë zhvendosur nga pallati i Kongreseve te rezidenca e ambasadores amerikane. Pas dështimit të afatit të 31 majit ndërkombëtarët e morën vetë situatën në dorë. Paraditen e sotme ashtu sikur ishte planifikuar kanë mbërritur te rezidenca amerikane Luigi Soreca dhe Duncan Norman duke iu bashkuar Yuri Kim në pritje të anëtarëve të Këshillit Politik.