Reforma Zgjedhore/ 'Topi në fushën e Bashës' mblidhet Këshilli Politik .

5 Qershor 2020, 20:39

Reforma Zgjedhore duket se është drejt finalizimit dhe sot pritet të nënshkruhet marrëveshja. Mësohet se është rënë dakord për një modifikim të rolit të komisioneve, që më herët ndante palët, e megjithatë për më shumë detaje teknike pritet të mësohen në minutat në vijim. Propozimi është bërë nga demokratët, në një kohë kur ambasadorja Yuri Kim tha ditë më parë se tashmë topi për marrëveshjen është në fushën e Bashës. Detaji që përforcon faktin se ka një marrëveshje është edhe prania e Ivi Kasos në këtë tryezë të Këshillit Politik, i cili është Sekretari për çështjet Zgjedhore në PD.