Refuzim nga populli në 2 mars? Meta: Nëse mendojnë se s'jam në rregull... do të vdesin, do të vrasin veten

24 Shkurt 2020, 21:55

Ilir Meta u shpreh se në datë 2 mars do të zbresë në fushën e betejës, prandaj fton qytetarët që t'i bashkohen në shesh kundër qeverisë. Por i pyetur se cfarë do të ndodhë nëse populli e refuzon thirrjen e tij, Ilir Meta dha këtë përgjigje "Qytetarët duhet të tregojnë vullnetin e tyre, Presidenti po del në fushën e betejës për ti bërë paralajmërimin e fundit grupi puçist. Populli shqiptar nëse është mirë dhe mendon se presidenti nuk është në rregull të vijojë të rrijë në shtëpi dhe durojë thundrën e një pushteti shtypës edhe më të larta do të jenë padrejtësitë, do të vdesin njerëzit, do të vrasin veten për 12 mijë lekë si ai tjetri, apo si të tjerët që nuk kanë paguar energjitë për kaq apo aq muaj" tha ai ndër të tjera.

  •