Refuzuan të mbanin maskën, momentet kur plas grushti brenda në avion

2 Gusht 2020, 22:22

Dy turistëve anglezë nuk u ka shkuar mirë rrugë për të pushuar në Ibiza. Në gjendje të dehur ata kanë refuzuar të mbajnë maskën mbrojtëse, pjesë e protokollit të pandemisë, por duket se kjo nuk është toleruar nga pasagjerët e tjerë, të cilët i kanë rrahur me grushte e shkelma për t'i bindur anglezët e padisiplinuar.

Avioni udhëtonte nga Amsterdami në Ibiza , ndërsa dy anglezët u arrestuan nga policia spanjolle kur avioni mbërriti në Ibiza.