‘Regjimi 41-bis në burgje’/ Ismaili: Të izoluar 7 persona, ka dhënë rezultat te të burgosurit

22 Shkurt 2021, 14:14 | Përditesimi i fundit: 2021-02-22 14:20:10

Drejtori i Përgjithshëm, Agim Ismaili ka bërë me dije se 7 persona ndodhet aktualisht në regjimin e të ashtuquajtur ’41-bis’.

“Janë 7 persona, 5 te 313 dhe 2 në Peqin, që në krye të herës, Drejtoria e Burgjeve ka ngritur një grup pune për nevojat psikosociale dhe shëndetësore, që të kalohet ky regjim sipas përkufizimeve ligjore. Çdo problem, forcat e sigurisë mbajnë raportojnw dhe në normalitete të plotë dhe besoj që jep një rezultat të plotë”, tha Ismali.