Ëndrra e regjisorit Gëzim Kame për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar është e kahershme. Ai i kujton ende edhe sot përpjekjet, që janë bërë për ndërtimin e një teatri të ri në vitet ’70 nga Suljeman Pitarka, Kadri Roshi, Naim Frashëri dhe Pjetër Gjoka. Kame i konsideron skandaloze kushtet, në të cilat gjendet sot Teatri Kombëtar. Por, edhe nga pikëpamja estetike e quan një turp të madh, që një kryeqytet të ketë një teatër të tillë. Regjisori ndien keqardhje për antagonizmin, që është krijuar mes artistëve.
“Problemi i një teatri të ri ka filluar që në vitet ’70. Më vonë është prezantuar një projekt, i cili nuk u realizua asnjëherë. Të gjithë artistët, Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka kanë ngritur këtë problematik. Ajo godinë është e papërshtatshme, që në zanafillën e ndërtimit të saj, është një kuvli, që është e turpshme që të ftosh një kolegë nga jashtë për të dhënë apo vënë shfaqje. Nuk ka kushte. Prandaj të gjithë ata artistë që kanë vënë shfaqje në atë skenë i quaj heronjtë”.
Regjisori, Gëzim Kame
Por, çfarë ndodhi në vitin 1998, askohe Kame drejtor i TK dhe Edi Rama, ministër i Kulturës.
“Më tej në vitin 1998 është ngritur me fuqi të madhe në 1998-ën. Game ka qenë protagonistë. Por pa të arsyeshme, që ky problem duhet që të largohej nga politika, por presidenti. Kjo gjë u ndërpre me ndryshimin e ministrave të Kulturës, largimin e Arta Dades dhe ardhjen e Edi Ramës. Ai vuri re edhe rrezikun e zjarrit. Kërkoi që të mbyllte TK, ndërkohë që ne e kishim filluar punën për të....”
Regjisori, Gëzim Kame