Regjistrimi i pronësisë së mjetit, afati deri më 28 shkurt, përndryshe gjobë

7 Shkurt 2020, 19:31 | Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 19:31

Pas thirrjes së Drejtorisë së Transportit Rrugor për qytetarët që të regjistrojnë ndryshimin e pronësisë së mjetit që kanë blerë pasi në të kundërt do të gjobiten edhe reagimi ka qenë i menjëhershëm. Sipas të dhënave të siguruara nga Report TV, pranë këtij institucioni rezulton se që nga data 15 janar 2020 kur u hap edhe mundësia për aplikim online për regjistrim e deri më datë 2 shkurt kanë aplikuar gjithsej është 5.672 persona. Kjo është një nga risitë e vitit 2020, që synon regjistrimin e të gjithë mjeteve në pronësi të përdoruesit, që edhe e ka blerë.

r.k./Shqiptarja.com