Regjistrimi i pyjeve, Klosi: Frenojmë njëherë e mirë shfrytëzimin

21 Mars 2019, 20:07

Eshte bere realitet kalimi i pronesise se pyjeve dhe kullotave tek bashkite. Ne saje te strategjise dhe analizes se hartuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit jane shperndare certifikatat e para simbolike ne Bashkine e Kolonjes. Ne fjalen e tij Ministri Klosi theksoi se ky projekt po zbatohet ne te gjithe Shqiperine, dhe do te kete ndikim te drejtperdrejt ne aspektin politik, ekonomik, social dhe ekologjik te vendit. Sipas ministrit, krijimi i kësaj mundësie të re ligjore synon të frenoje deri në eliminimin përfundimtar shfrytëzimin informal të pyjeve dhe kullotave.

“Është një proces që nuk ka qenë i lehtë, proces që ka vite që projektohet por që tashmë ne kemi fillimet e para të disa rezultateve konkrete. Ne sot do të dorëzojmë certifikatat e para simbolike për bashkinë e Kolonjës duke shënuar kështu fillimin e një procesi për të gjithë Shqipërinë. 

Kryetarët e bashkive, nga sot janë posedues realë në zyrat e gjendjes civile me këto pyje dhe mund t’i shfrytëzojnë ato si pasuri të vërtetë. Sa është mundësia që kryetarët e bashkive dhe gjithë komuniteti të shfrytëzojnë këtë lëndë drusore dhe të prodhojnë nga kjo ekonomi” tha ai.