Regjistruan 4 subjekte në një vit dhe bënë shitje fiktive, 5 në pranga në Tiranë! Dëm shtetit 20.5 milionë lekë

4 Mars 2020, 13:47

TIRANË - Pesë persona u vunë në pranga dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim në kuadër të një operacioni të policisë së Tiranës të koduar 'Ndërmjetësi' kundër informalitetit dhe përfitimit nëpërmjet skemave të mashtrimit.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pesë personat, kanë regjistruar 4 subjekte fiktive dhe gjatë viteve 2018-2019 kanë bërë ndërmjet tyre shitje fiktive në vlera të konsiderueshme monetare që arrijnë vlerën 130.052.820 lekë, duke i shkaktuar shtetit, nëpërmjet tatimit mbi vlerën e shtuar, një dëm financiar në vlerën 20.568.304 lekë, njofton policia.