Rehabilitimi i bulevardit 'Zogu i Parë', shembet një pjesë e godinës së ministrisë së Drejtësisë

19 Gusht 2020, 13:30

Rikonstruksioni i bulevardit “Zogu i parë” në Tiranë që shtrihet nga sheshi “Skëndërbej” deri në ish-stacionin e Trenit, ka sjellë prishjen e një pjese të strukturës së godinës së Ministrisë së Drejtësisë dhe ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Godina është shembur në pjesën ballore të saj, për ti lënë vend zgjerimit të bulevardit, i cili po rikonstruktohet duke sjellë dhe zgjerimin e tij. Në pamje duket qartë prishja e pjesës ballore të objektit, shkallëve, ku një pjesë e zyrave të ministrisë së Drejtësisë, janë spostuar për tia lënë vendin, zgjerimit të bulevardit.